Ballack këshillon Havertz për tu huazuar tek Chelsea!

Chelsea është skuadra ideale për Kai Havertz, sipas Michael Ballack, pasi sipas tij Frank Lampard do ta ndihmojë yllin e Bayer Leverkusen të rritet më shumë.

Chelsea ka filluar negociatat për transferimin e mundshëm të gjermanit mirëpo ‘Aspirinat’ po kërkojnë plot 100 milionë euro për ta lënë atë të lirë të largohet nga Bay Arena.

Chelsea nga ana tjetër është në gjendje që të ofrojë deri në 76 milionë euro dhe pikërisht këtu qëndron problemi ku dy klubet nuk po munden të merren vesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here