Inter gjen zëvëndësuesin e Lautaro Martinez!

Inter ka vendosur të hidhet në sulm për Pierre-Emerick Aubameyang edhe pse ky i fundit është në bisedime me Arsenal për nënshkrimin e një kontrate të re.

Aubameyang ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Arsenal dhe ka qenë i përfolur për një largim nga ‘Topçinjtë’.

Aubemayang është pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje 3 vjeçare dhe ai e pëlqen të luajë nën urdhërat e Mikel Artetas.

Mirëpo siç raporton Tuttosport asgjë nuk është nënshkruar dhe Inter po shikon çdo mundësi të mundshme për të transferuar gabonezin.

Në rast të largimit të Lautaros atëherë ai me shumë mundësi do të jetë zëvëndësuesi i tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here