Kaq e pati, Guardiola transferon yllin e Serie A!

Sulmi i Pep Guardiolës në merkato duket se sapo ka filluar.

Manchester City ka lëshuar një ofertë prej 57 milionë funtash për shërbimet e mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly, raporton The Sun.

Citizens pritet që në këtë ofertë ti shtojnë edhe disa miliona të tjera në formë bonusesh dhe Napoli kërkon 63 milionë funta(70 milionë euro) që marrëveshja të arrihet.

Pep Guardiola tashmë ka siguruar shërbimet e Nathan Ake dhe Ferran Torres dhe Koulibaly duket se do të jetë goditja e rradhës e trajnerit spanjoll.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here