Perez bën gati ofertën, Reali transferon mbrojtësin e së ardhmes

Pas eleminimit nga Championsi, Florentino Perez e ka të qartë se skuadra ka nevojë për një qendërmbrojtës të ri.

Sergio Ramos është kah fundi i aventurës me Realin dhe sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Santiago Bernabeu vitin e ardhshëm dhe prandaj Perez ka filluar kërkimin për pasuesin e tij.

Mbrojtësi që ka piketuar Zidane si pasues ideal të Ramos, është Diego Carlos. Braziliani ka shkëlqyer te Sevilla këtë sezon dhe Perez është i gatshëm të ofrojë 60 milionë euro për të.

Sevilla besohet se do ta pranojë ofertën e Realit, duke pasur parasysh faktin se verën e kaluar e transferuan për 15 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here