Pirlo e do në skuadër, Agnelli transferon yllin 100 milionësh te Juventusi

Trajneri i ri i Juventus-it, Andrea Pirlo, i ka kërkuar klubit që të kthejë Paul Pogba në Torino.

Sipas Tuttosport, Pirlo i ka kërkuar drejtorit sportiv Fabio Paratici dhe presidentin Andrea Agnelli që të vihen në lëvizje për yllin e Manchester United, nëse bardhezinjtë do të vendosin të bëjnë një merkato të rëndësishme këtë verë.

Juventus nuk ka vendosur akoma sesa do të shpenzojë në merkato. Dhe nëse ata do të vendosin të bëjnë shpenzime të mëdha, trajneri i ri Pirlo ka kërkuar që vëmendja e tyre të përqendrohet te ish-shoku i tij i skuadrës Pogba.

United nuk ka ndërmend ta shesë kampionin e botës, i cili ka më pak se një vit në kontratën e tij me Djajtë e Kuq. Megjithatë, qëndrimi i tyre mund të ndryshojë kundrejt një ofertë 100 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here