Tuttosport: Alex Sandro lë Juven për gjigantin e Premier League!

Tuttosport raporton se skuadra e Manchester City po shqyrton të gjitha mundësitë e mundshme për transferimin e mbrojtësit anësor të Juventusit , Alex Sandro.

Me Benjamnin Mendy që po vuan nga dëmtimet e shpeshta Pep Guardiola duket se është i detyruar të ndërhyjë në merkato.

Braziliani i Juventusit duket se është objektivi më i pëlqyer nga Guardiola dhe futbollisti këtë verë është duke menduar seriozisht largimin nga Zonja e Vjetër.

Çmimi i tij llogaritet pak më shumë se 50 milionë euro mirëpo marrëdhëniet mes dy klubeve janë shumë të mira dhe një marrëveshje duket shumë lehtë e arritshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here