Barcelona konfirmon se edhe një tjetër futbollist është pozitiv me koronavirus

Barcelona do të përballet me Bayern Munichun në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Por kur kanë mbetur edhe një orë deri në fillim të kësaj ndeshje, Barcelona ka konfirmuar se një tjetër futbollist ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

I pari lojtar që doli pozitiv ishte mbrojtësi francez Jean-Clair Todibo, ndërsa së fundmi pozitiv ka dalë edhe bashkëkombësi i tij Samuel Umtiti.

Lajmi është konfirmuar nga Barcelona që ka bërë me dije se lojtari i tyre është asimptomatik.

“Pas testeve të kryera të enjten mbrëma, futbollisti i ekipit të parë Samuel Umtiti ka rezultuar pozitiv me Covid-19”.

“Futbollisti është asimptomatik dhe është mirë me shëndet, teksa është izoluar në shtëpi”.

“Klubi ka informuar autoritetet përkatëse shëndetësore dhe sportive si dhe ka bërë gjurmimin e të gjithë personave që kanë pasur kontakte me Umtitin, në mënyrë që ata t’i nënshtrohen testeve për Covid-19”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Kësisoj pas Jean Clair Todibos, Umtiti bëhet futbollisti i dytë i Barcelonës që rezulton pozitiv me Covid-19.

Megjithatë edhe nëse do të kishte dalë negativ, Umtiti nuk është pritur të luaj ndaj Bayernit, pasi ka qenë i lënduar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here