Championsi do të rikthehet në Torino: Ja super formacioni i Juventusit me Andrea Pirlon

Andrea Pirlo ka marrë drejtimin e Juventusit dhe synimi i tij kryesorë është ta rikthejë trofeun e Championsit në Torino.

Italiani ka urdhëruar shitjen e futbollistëve të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e tij për sezonin e ardhshëm.

Pirlo ka filluar ta projektojë Juventusin e sezonit të ardhshëm dhe portali i njohur Don Balon ka publikuar formacionin e mundshëm të Biankonerëve.

Në portë Wojciech Szczesny është i padiskutueshëm. Polaku ka bërë paraqitje të mira dhe Pirlo nuk ka nevojë për portjer të ri.

Në mbrojtje Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci do të garojnë për anën e majtë, ndërsa për anën e djathtë De Ligt dhe Demiral. Sa i përket krahut të djathtë Pirlo do të dëshironte transferimin e Nelson Semedos, mirëpo ai beson edhe te kualitetet e Cuadrados.

Për krahun e majtë të mbrojtjes Pirlo nuk është i kënaqur me Sandros dhe ka piketuar Palmierin si përforcimin ideal.

Sa i përket mesfushës, Pirlo synon të krijojë një treshe të frikshme me Arthur Melo, Sandro Tonali ose Isco dhe Rodrigo Bentancur. Në sulm do të rreshtohen Ronaldo, Jimenez dhe Dybala.

Me këtë formacion Pirlo do të luftojë për ta fituar Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here