Pirlo përballet me dilemën Rugani-Romero!

Trajneri i ri i Juventusit po përballet me një dilemë në mbrojtjen e skuadrës, raporton Tuttosport.

Raporti detajon sesi Pirlo po mendon nëse do ta përdorë Daniele Ruganin ose Cristian Romeron në skemat e tij të mbrojtjes pasi që njëri prej tyre duhet të huazohet këtë sezon.

Mendohet se Romero mund të qëndrojë tek Juve për shkak të moshës dhe pagës së tij mirëpo njëkohësisht është e vështirë që të gjehet një skuadër për të huazuar Ruganin pasi ky i fundit paguhet plot 3 milionë euro në sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here