Stoke do të firmosë me John Obi Mikel!

Stoke City është pranë firmës me ish mesfushorin e skuadrës së Chelseas, John Obi Mikel, raporton The Telegraph.

33 vjeçari është futbollist i lirë qysh prej largimit nga Trabzonspor në mars dhe duket se do të nënshkruajë një kontratë 1 vjeçare me skuadrën nga Championship.

Prezenca e fundit në Angli e Obi Mikel ishte tek Middlesbrough dhe pastaj u largua në Turqi verën e vitit të kaluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here