Surpriza e rradhës, Lyon eleminon Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Pas Juventus-it ka qenë radha e Manchester City-t.

Lyon ka realizuar mrekullinë e radhës mbrëmjen e sotme pasi ka eliminuar favoritët e Manchester City-t në çerekfinalet e Champions League dhe ka siguruar një vend në gjysmëfinale kundër Bayern Munich.

Francezët kanë fituar 3-1 në Lisbonë falë golavë të Cornet (24′) dhe Dembele (79′, 87′).

Anglezët kanë barazuar përkohësisht me De Bruyne (69′), por kanë paguar dy gabimet e rënda të Sterling dhe Ederson në fundin e ndeshjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here