Tashmë ska dyshime, kjo është skuadra e re e Koulibaly!

Kalidou Koulibaly është me një këmbë në Etihad Stadium pasi Manchester City vendosi që të rrisë ofertën prej 65 milionë eurosh për tju afruar kërkesës prej 80 milionë eurosh të skuadrës së Napolit.

Sipas gazetarit Alfredo Pedulla kjo ofertë do të rritet nga City sapo që të përfundojë Champions League.

Bisedimet janë duke u zhvilluar me intenzitet të lartë dhe anglezët shpresojnë që presioni tek Napoli do të rritet pasi merkatoja po shkon duke përfunduar.

Corriere della Sera raporton se Napoli tashmë ka gjetur pasuesin e Koulibaly dhe ai është Gabriel i skuadrës së Lille.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here