Tottenham transferon yllin e Interit, Conte me ‘duar të lidhura’!

FC Inter News raporton se Tottenham është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes për transferimin e mbrojtësit të Inter, Milan Skriniar.

Inter është e vendosur për transferimin e Tanguy Ndombeles gjatë kësaj vere dhe Skriniar mund të jetë çelësi për ti hapur dyert këtij transferimi.

Conte nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e sllovakur mirëpo Ndombele është kyç për planet e tij për Interin e sezonit të ardhshëm.

Nga ana tjetër Mourinho kërkon me ngulm arritjen e kësaj marrëveshjeje për shkak se Jan Vertonghen tanimë është larguar nga Tottenham dhe është pjesë e Benficas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here