Zyrtare: Vojvoda prej sezonit të ardhshëm në Serie A!

Mërgim Vojvoda është gati të bëjë një hap të madh në karrierën e tij.

Mbrojtësi i Kosovës është aktualisht pjesë e skuadrës belge të Standard Liege.

Prej sezonit të ardhshëm Vojvodën do ta shohim duke veshur fanelën e skuadrës së Atalantas.

Bergamaskët kanë arritur një marrëveshje me agjentin e futbollistit i cili pritet që të zëvëndësojë belgun Timo Castagne i cili pritet të largohet këtë verë.

Kosovari ka pranuar kushtet e Atalantas dhe ky transferim pritet që të kushtojë diku rreth 6 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here