Gati shkëmbimi i vitit: Griezmann në Torino, ylli i Juventusit në Camp Nou!

Pas eleminimit të turpshëm të Juventusit dhe Barcelonës nga Liga e Kampionëve, dy klubet pritet të bëjnë ndryshime të mëdha këtë verë.

Zonja e Vjetër shkarkoi menjëherë Sarrin dhe emëroi Andrea Pirlon për trajner, ndërsa te Barcelona gjithashtu pritet shkarkimi i Setien.

Mediat spanjolle raportojnë se Juventus dhe Barcelona kanë gati shkëmbimin e vitit. Bëhet fjalë për Paulo Dybalan dhe Antoine Griezmann.

Dybala nuk bën pjesë në planet e Pirlos për sezonin e ardhshëm dhe Biankonerët janë të gatshëm ta shesin, ndërsa Griezmann nga ana tjetër nuk ka arritur të ambientohet aspak në sezonin e tij të parë në Camp Nou.

Pirlo e pëlqen Griezmann, pasiqë Juventusi është në kërkim të një qendërsulmuesi, ndërsa Barcelona nga ana tjetër gjithashtu dëshiron transferimin e Dybalas.

Klubet kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme pas shkëmbimit Arthur-Pjanic dhe ky shkëmbim pritet të arrihet me lehtësi.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here