Juventus siguron transferimin e yllit të Serie A!

Juventus ka rikthyer vëmendjen e saj tek mesfushori i Udineses, Rodrigo de Paul, ku argjentinasi ka një çmim prej 35 milionë eurosh.

Sipas Calciomercato.com, negociatat kanë filluar mes dy palëve dhe Zonja e Vjetër dhe Friulianët kanë një raport shumë të mirë në mes vete dhe një transferim duket shumë i mundshëm që të ndodhë.

De Paul është gjithashtu i kërkuar nga Milan, Inter dhe Roma mirëpo Juve i ka lënë anash të gjitha këto skuadra.

Kjo pasi Juventus ka në dorë kartonin e futbollistit të Udineses, Rodrigo Mandragora.

Nëse arrihet kjo marrëveshje atëherë Juventus do ta lejojë përsëri huazimin e Mandragoras tek Udinese.

De Paul nuk është vetëm një kërkesë e Andrea Pirlos por edhe e Paolo Dybalas pasi këtë janë shokë të mirë pasi kanë qenë bashkë edhe në pushime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here