Ky është ylli i vetëm që Klopp ia ka kërkuar Liverpoolit këtë verë

Jurgen Klopp ka arritur ta rikthejë Liverpoolin në rrugën e duhur duke e fituar Ligën e Kampionëve dhe Premier League.

Gjermani ka bërë një punë të shkëlqyeshme në Anfield, ndërsa për këtë merkato ia ka kërkuar drejtuesve vetëm një transferim.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic Savic. Klopp dëshiron ta përforcojë vijën e mesfushës dhe Savic është njeriu i duhur.

Mirëpo Liverpooli nuk do ta ketë aspak të lehtë transferimin e tij në Anfield, pasiqë Lazio kërkon më së paku 80 milionë euro për ta lënë të lirë.

Savic ka luajtur 43 ndeshje me Lazion në sezonin që mbaroj dhe ka shënuar 8 gola, si dhe ka bërë 8 asistime.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here