Xavi kërkon tre përforcime dhe katër largime për ta marrë drejtimin e Barcelonës

Xavi Hernandez është kandidati kryesorë për ta marrë drejtimin e Barcelonës, pas eleminimit të turpshëm nga Liga e Kampionëve.

Mirëpo Xavi i ka vendosur Bartomeut kusht për ta marrë drejtimin e skuadrës. Ai ia ka kërkuar Bartomeut transferimin e  Neymar, Thiago Alcantaras dhe Eric Garcias.

Ndërsa në skuadër nuk i dëshiron Dembelen, Semedon, Umtitin dhe Arthuro Vidal.

Xavi planifikon ta rikthejë esencën e lojës së Barcelonës, të cilën Katalansit e humbën gjatë Ernesto Valverdes.

Bartomeu ka bërë të ditur se do të marrë vendime të rëndësishme javën që vjen dhe mbetet ta shohim nëse Xavi do të rikthehet në Camp Nou.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here