Guardiola te Barcelona? – Agjenti i tij zbulon gjithçka

“Pep Guardiola do të qëndrojë te Manchester City 100 për qind”, sipas agjentit të tij, Josep Maria Orobitg.

Pra, rikthimi në stolin e Barcelonës konsiderohet i pamundur në këtë fazë. Pasiguria që ekziston aktualisht në “Camp Nou” ka evidentuar një numër kandidatësh për pasuesin e Quique Setien.

Pikëpyetje serioze janë duke u drejtuar edhe mbi të ardhmen e Lionel Messit në Katalonja. Është përfolur edhe një telefonatë SOS e yllit argjentinas me trajnerin 49-vjeçar, që më parë kishte kaluar katër sezone të paharrueshme në krye të Barcelonës, në kulmin e suksesit të tyre, të frymëzuar nga “tiki-taka”.

Guardiola është nën kontratë me Manchester City deri në vitin 2021, kështu që Orobitg thotë se nuk ka shanse që të kthehet te rrënjët e tij së shpejti. Ai nënvizoi për “Goal”: “Po, Pep do të qëndrojë te Manchester City 100 për qind. Aktualisht është e pamundur për një rikthim të tij te Barcelona”.

Në fakt, janë ngritur pikëpyetje mbi praninë afatgjatë të Guardiolës në stolin e “qytetarëve”, në vazhdën e dështimit të tij europian në sezonin 2019-2020, i eliminuar nga Liga e Kampionëve prej Lyon që në çerekfinale. Megjithatë, fonde të tjera janë investuar në përforcime, teksa Ferran Torres dhe Nathan Ake janë fytyrat e freskëta të Manchester City.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here