Karim Benzema tek gjiganti i Serie A!

Siç raporton Mundo Deportivo dhe Gazzetta dello Sport, Cristiano Ronaldo i ka vendosur ultimatum drejtuesve të skuadrës së Juventusit për të transferuar sulmuesin e Real Madrid, Karim Benzema.

Dyshja kishte kaluar sezone të mrekullueshme së bashku duke ndihmuar Real Madridin që të fitojë shumë trofe të rëndësishëm.

Tani mësohet se Ronaldo kërkon transferimin e francezit për të krijuar një treshe të frikshme në sulm me të dhe Paolo Dybalan.

Benzema vetëm dy sezonet e fundit ka arritur të shënojë 57 gola dhe të asistojë 22 herë për shokët e skuadrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here