Shkëmbimi i dekadës: Messi në Etihad, ylli i Cityt në Camp Nou!

Barcelona është në krizë të thellë pas disfatës së rëndë me Bayernin.

Klubi është në kaos dhe zërat për largimin e Messit sa vijnë e shtohen.

Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Bartomeu është i gatshëm ta lërë të lirë Messin të largohet. Don Balon, shkruan se Barcelona dhe Manchester City kanë nisur bisedimet për një shkëmbim mes Messit dhe Kevin De Bruyne.

Citizens kanë shfaqur interesim për transferimin Messit, ndërsa Bartomeu është i gatshëm ta lërë të lirë argjentinasin në këmbim të De Bruyne.

City janë të gatshëm ta sakrifikojnë De Bruynen, pasiqë belgu ka shfaqur pakënqaësi kohëve të fundit.

Në rast se ky shkëmbim realizohet, atëherë do të ishte shkëmbimi i dekadës, ndoshta edhe shkëmbimi më i madh në historinë e futbollit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here