Benzema drejt Serie A, Reali ka gjetur pasuesin

Nuk mjafton fitorja e La Liga-s për të kënaqur Real Madrid.

Los Blancos janë eliminuar në 1/8-at e Champions League kundër Manchester City dhe po përgatiten për të qenë protagonistë në merkato.

Megjithatë, madrilenët do të duhet të mendojnë edhe për yjet që mund të duan të largohen. Mes kandidatëve për t’i thënë lamtumirë Madridit është edhe një emër i bujshëm: Karim Benzema.

Sipas Don Balon, sulmuesi francez duket se është gati të përshëndetet me Real-in dhe mund të transferohet tek Juventus-i i mikut Cristiano Ronaldo.

Real, gjithsesi, nuk do të ishte i përgatitur. Los Blancos, në fakt, duket se po mendojnë të hidhen në sulm për yllin e Borussia Dortmund, Erling Haaland, dhe atë të PSG-së, Kylian Mbappe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here