Bisedimet kanë filluar: Inter transferon yllin e Bundesligës

Interi është kualifikuar në finalen e Europa League ku do të përballet me Sevillan.

Neroaxurët shpresojnë ta mbyllin sezonin me trofe, ndërsa Marotta ka filluar të punojë për sezonin e ardhshëm.

Siç raporton portali i njohur spanjoll TodoFichajes.com, Inter dhe Eintracht Frankfurt kanë nisur bisedimet për transferimin e Filip Kostic.

Kostic pëlqehet shumë nga Conte, pasiqë mund të luaj nga të dy krahët e sulmit.

Kostic në sezonin që mbaroj ka luajtur 52 ndeshje, ku ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 18 asistime. 27-vjeçari ka kontratë me Eintrachtin deri në vitin 2023, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 30 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here