Goditja e parë e Pirlos: Juventus ofron një yll dhe para për sulmuesin e…

Juventusi dëshiron të afrojë në merkato sulmuesin e Wolves, Raul Jimenez.

Ky i fundit mbylli një sezon mjaft pozitiv dhe ka fituar vëmendjen e shumë klubeve. Menaxheri i tij, Jorge Mendes, do ta largojë meksikani nga Anglia.

Kampionët e Italisë janë gati t’u ofrojnë “Ujqërve” kartonin e Aaron Ramseyt për të arritur te sulmuesi. Uellsiani nuk ka bindur në sezonin e tij të parë në Serie A dhe duket se kampionati italian nuk po i përshtatet.

Ai mund të rikthehet në Premier League, aty ku e ka oazin e tij, ndërsa në krahun tjetër Jimenez dëshiron një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Meksikani është dhe një dëshirë e portugezit Cristiano Ronaldo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here