Lajm bombastik: Xherdan Shaqiri transferohet në Serie A!

Sipas raportimeve të fundit, Xherdan Shaqiri ka përfunduar në shënjestrën e Lazios.

Lacialët kanë kthyer vëmendjen kah Shaqiri, pas dështimit me David Silvan. Lazio ishte shumë pranë transferimit të Silvas, por në momentet e fundit spanjolli vendosi që të transferohet te Real Sociedad.

Tani Igli Tare ka nisur sulmin për transferimin e Shaqirit nga Liverpooli. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur italian Nicolo Schira.

28-vjeçari është i gatshëm të largohet nga Anfield, ndërsa Lazio do të duhet të paguaj 15 milionë euro për transferimin e tij.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here