Shkëmbim spektakolarë: Savic në Madrid, ylli i Realit te Lazio!

Real Madrid nuk ka hequr dorë nga transferimi i Sergej Milinkovic Savic.

Portali i njohur spanjoll DonBalon.com, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruajtur se Perez ka gati ofertën që Lazio nuk do të mund ta refuzojë.

Los Blancos janë të gatshëm që tia ofrojnë Lazios kartonin e James Rodriguez dhe një shumë parash për Savic.

Mesfushori serb nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për ta veshur fanellën e Realit, ndërsa James nga ana tjetër nuk ka asgjë kundër transferimit në Olimpico.

Lazio është e gatshme ta pranojë ofertën e Realit dhe tani mbetet që dy klubet ta finalizojnë marrëveshjen.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here