Zyrtare: Joe Hart firmos me Tottenham

Portieri anglez, Joe Hart, i është bashkuar Tottenham Hotspurit si lojtar i lirë. Ish-portieri i Manchester Cityt ka nënshkruar me klubin e ri deri në vitin 2022.

“Me kënaqësi ju njoftojmë për nënshkrimin e kontratës me Joe Hart deri në vitin 2022”, thuhet në njoftimin e klubit.

33-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Burnleyt, nga ku u largua pas përfundimit të kontratës më 30 qershor.

Hart ishte portieri kryesor i Anglisë në Kampionatin Botëror të vitit 2014. Mirëpo, pas angazhimit të Pep Guardiolas te City (në vitin 2016), karriera e tij pësoi rënie.

Më pas, portieri u huazua në klube të ndryshme, si Torino e West Ham United, para se të transferohej te Burnley në vitin 2018. Ai do të angazhohet si portier i dytë te Tottenhami pas Hugo Llorisit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here