Championsi do të rikthehet në Camp Nou: Ja formacioni i Barcelonës me Koeman

Në Camp Nou ka filluar revolucioni pas debaklit në Champions League nga Bayerni.

Bartomeu ka shkarkuar Setien dhe Abidal dhe ka nxjerrë në shitje thuajse gjysmën e skuadrës.

Ronald Koeman ka marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa mediat kanë filluar të shkruajnë se si mund të duket Barcelona sezonin e ardhshëm.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës për sezonin e ardhshëm.

Në portë Ter Stegen mbetet i paprekshëm. Në vijën e mbrojtjes do të rreshtohen Nelson Semedo, Clement Lenglet, Eric Garcia dhe David Alaba.

Në mesfushë do të rreshtohen, Frenkie de Jong, Miralem Pjanic dhe Van de Beek.

Në sulm do të rreshtohet treshja Dembele, Griezmann, Messi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here