Një yll nga Anglia dhe një nga Franca: Zbulohen dy goditjet e para të Koeman te Barcelona!

Presidenti i Barcelonës, Josip Maria Bartomeu, e ka konfirmuar se Ronald Koeman do të jetë trajneri i ri i Katalansve.

Koeman do ta marrë drejtimin e Barcelonës e cila është në krizë dhe do të ketë një mision të vështirë para vetes.

Holandezi ka piketuar dy transferimet e para. I pari në listë është ylli i Lyon, Memphis Depay. Koeman e njeh Depayn nga përfaqësuesja e Holandës dhe beson se do të ishte përforcimi ideal për skuadrën e tij të re.

Depay është i aftë të luaj në krah dhe si sulmues i rrejshëm, ndërsa Barcelona mund ta transferojë atë për një çmim të ulët, pasiqë Lyon nuk do të luaj në garat Europiane sezonin e ardhshëm.

I dyti përforcim vjen nga ish skuadra e Koeman, Everton. Bëhet fjalë për Michael Keane, i cili luan si qendërmbrojtës. 27-vjeçari ka bërë paraqitje të mira dhe Koeman e sheh atë si zëvendësuesin ideal të Pique.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here