Oferta ka arritur: Ronaldo largohet nga Juventus

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi. Në fakt trajneri Andrea Pirlo duket se ka zgjedhur yllin portugez për të ndërtuar ekipin e së ardhmes, por ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë.

“The Sun” shkruan se ekipi i PSG-së është favoriti për të fituar shërbimet e Ronaldos dhe kompanitë e basteve kanë një kuotë shumë të vogël për këtë transferim. Kampionët e Francës janë gati që të ofrojnë 55 milionë për kartonin e 35- vjeçarit.

Ronaldo është i zhgënjyer nga Juventusi dhe kërkon që skuadra të bëjë më shumë përpjekje për të fituar Ligën e Kampioneve dhe të mos mjaftohet vetëm me fitoren e Serisë A. Eliminimi kundër Lyonit solli ndryshimin në stolin e Juves, ku Sarri ia la vendin Andrea Pirlos.

Mediat italiane folën për një largim të bujshëm nga skuadra dhe në listë ishin Ronaldo dhe Paulo Dybala. Pirlo me drejtuesit janë duke biseduar, por ende asgjë nuk është e qartë. Gjithçka pritet të zgjidhet kur lojtarët të kthehen nga pushimet për të nisur fazën përgatitore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here