Shkëmbim spektakolarë: Milik transferohet te gjiganti italian, nuk është Juventus!

E përditshmja italiane Corriere dello Sport, raporton se Milik është pranë transferimit te Roma.

Polaku ka qenë i lidhur me një transferim te Juventusi, por duket se nuk do ta vazhdojë karrierën në Torino.

Roma ka përgatitur një ofertë joshëse për Napolin dhe  De Laurentiis është i gatshëm ta pranojë.

Giallorosët ia kanë ofruar Napolit kartonin e Cengiz Under dhe 15 milionë euro. Napoletanët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën dhe marrëveshja pritet të finalizohet ditët në vijim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here