Bombë nga Spanja: Luis Suarez transferohet në Serie A!

Epoka e Luis Suarez te Barcelona duket se ka mbaruar. Pas debaklit në Ligën e Kampionëve, priten ndryshime të mëdha në Camp Nou.

Njëri nga lojtarët që pritet të largohet është Luis Suarez. Uruguaiani është lidhur me disa klube ditët e fundit, mirëpo portali spanjoll DonBalon.com, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Suarez do ta vazhdojë karrierën në Serie A.

DonBalon, shkruan se interesim për Suarezin ka shfaqur Juventusi. Biankonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe Pirlo beson se Suarez ende mund të luaj në nivele të larta edhe për një tjetër sezon.

Juventus dhe Barcelona kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe bisedimet pritet të fillojnë ditët në vijim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here