Donyell Malen transferohet në Serie A, por te rivalët e Milanit!

Juventus është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe lista e kandidatëve potencial sa vjen e shtohet.

TodoFichajes, raporton se futbollisti i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e Biankonerëve është Donyell Malen. Holandezi ka shkëlqyer sezonin që lam pas duke shënuar 17 gola dhe 9 asistime në 25 ndeshje të luajtura.

Malen ka qenë i lidhur me një transferim te Milani, mirëpo tani në garë është futur edhe Juventus dhe Biankonerët kanë kontaktuar agjentin e tij Mino Raiola.

Vlera e holandezit në treg është rreth 25 milionë euro, ndërsa PSV kërkon 40 milionë euro për lirimin e tij. Bisedimet pritet të fillojnë ditët në vijim.

Malen është vetëm 21-vjeç dhe do të ishte një përforcim afatgjatë për Juventusin.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here