E bujshme: Reali rrëmben yllin e Interit

Ndërsa Interi po përgatitet për finalen e “Europa League”, e planifikuar të luhet të premten kundër Sevilla, një lajm “bombë” vjen nga Franca.

Real Madridi po mendon të bëjë përforcime për sezonin e ardhshëm. Dhe, sipas portalit francez “Le10Sport”, Romelu Lukaku është një nga objektivat e merkatos së “Los Blancos”.

Belgu ka qenë deri më tani forca lëvizëse e zikaltërve në sezonin actual, duke shënuar shumë gola p​ër skuadrën e drejtuar nga Antonio Conte. Sigurisht, shpërthimi tek Interi vetëm sa e laton figurën e këtij sulmuesi, i cili ka spikatur në skenën e futbollit europian edhe përmes kombëtares së tij, Everton dhe Manchester United.

Sulmuesi belg shihet si një nga kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar 33-vjeçarin Karim Benzema në “Bernabeu”, megjithëse qëllimet e vërteta të Florentino Perez do të ishin Mbappé dhe Haaland. Lukaku dhe Sadio Mané konsiderohen si alternative për majën e sulmit të bardhë, pasi Benzema të hapë krahun në atë pozicion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here