Paratici zbarkon në Londër: Lacazette bëhet Biankoner, ylli i Juventusit te Arsenali!

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici është sot në Londër për bisedime me Arsenalin rreth një marrëveshje të madhe shkëmbimi.

Paratici po e shtyn Arsenalin të diskutojë kushtet mbi një tarifë për sulmuesin francez, Alexandre Lacazette.

Drejtori sportiv i Juventusit e sheh Lacazetten si një zëvendësim të mundshëm për Gonzalo Higuain dhe mezi pret që të krijojë një propozim para plus lojtar.

Sipas mediumit francez Le 10 Sport, Zonja e Vjetër do të ishte gati të përfshijë italianin Federico Bernardeschi në ofertën e tyre për Lacazetten.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here