Pirlo e ka ndarë mendjen: 9-shi i ri i Juventusit do të jetë sulmuesi i njohur i Serie A

Andrea Pirlo ka vendosur që rrolin e qendërsulmuesit për sezonin e ardhshëm t’ia besojë Edin Dzekos.

Dzeko ka shënuar 16 gola sezonin që lam pas dhe Pirlo beson se ai është njeriu i duhur për kreun e sulmit.

Pirlo dëshiron dy qendërsulmues të fortë dhe përkrah Dzekos dëshiron edhe Raul Jimenezin ose Alexandre Lacazette.

Dzeko është pranë largimit nga Olimpico, ndërsa Roma është e gatshme ta shesë për 15 milionë euro, shifër aspak problematike për Biankonerët.

Interesim për Dzekon ka shfaqur edhe Interi, mirëpo Dzeko preferon kalimin te Juventusi, pasiqë është joshur nga projekti i Pirlos.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here