Bombë: Barcelona transferon Maguire, zbulohet oferta

Koeman ka dhënë dritën jeshile, Bartomeu nis sulmin për Harry Maguire.

Portali i njohur spanjoll DonBalon, shkruan se Barcelona dëshiron të përfitojë nga kriza e Manchester United dhe të tentojë transferimin e Harry Maguire, i cili dje përfundoi nën pranga pas një sherri me policinë greke.

Maguire është mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, mirëpo nuk i ka përmbushur aspak pritshmëritë në sezonin e tij të parë në Old Trafford.

Nga kjo situatë e krijuar kërkon të përfitojë Barcelona dhe Katalanasit janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro për ta bindur Manchester Unitedin.

Pas skandalit në Greqi, United nuk dëshiron ta mbajë atë në skuadër dhe Barcelona është shumë pranë transferimit të tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here