Conte bën gati valixhet, Inter ka trajner të ri!

Antonio Conte është shumë pranë largimit nga Interi, pas disfatës në finalen e Europa League, raportojnë mediat italiane.

Italiani e mori drejtimin e Interit verën e kaluar, por duket se do të largohet nga Milano pas vetëm një sezoni.

Conte do të takohet me drejtuesit të hënën dhe sipas raportimeve ai nuk do të jetë trajner i Interit sezonin e ardhshëm.

Sa i përket trajnerit të ri, ai është Massimiliano Allegri, i cili është i gatshëm të ulet në stolin e Neroaxurëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here