Conte ia dorëzon listën Zhangut: Transferoj ata ose largohem!

Interi mbrëmë nuk arriti ta fitojë Europa League pasiqë Sevilla ishte më e suksesshme në finale duke mposhtur Neroaxurët 3-2.

Antonio Conte pas ndeshjes deklaroi se nuk e di nëse do të jetë trajner i Interit sezonin e ardhshëm dhe se do të takohet me drejtuesit javën që vjen.

Shtypi italian shkruan se Conte ia ka kërkuar Steven Zhangut pesë lojtarë për të qëndruar në klub.

Italiani ka kërkuar një mbrojtës të majtë, një qendërmbrojtës, dy mesfushorë dhe një qendërsulmues.

Objektivi për krahun e majtë është lojtari i tij i preferuar Emerson Palmieri, të cilin Chelsea është e gatshme ta shesë.

Për vijën e mbrojtjes, Conte ia ka kërkuar Zhangut transferimin e Chris Smalling. Neroaxurët kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me United dhe mund ta transferojnë për 16 milionë euro.

Në mesfushë Conte ka kërkuar transferimin e Sandro Tonalit dhe NGolo Kante. Për vijën e sulmit në rast se largohet Lautaro, Conte ka kërkuar transferimin e Edin Dzekos nga Roma.

Italiani i ka vendosur ultimatum Zhangut dhe në rast se Inter nuk i transferon këta lojtarë, atëherë do të largohet nga Meazza.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here