E bujshme: Andrea Pirlo transferon legjendën e Milanit te Juventusi

Andrea Pirlo e telefonon, tani pret përgjigjen e Alessandro Nesta.

Trajneri i ri i Juventusit po punon për të kompletuar stafin e tij teknik. Në krah të tij do të jenë Roberto Baronio dhe Igor Tudor, që do të kujdesen për mbrojtjen, por lajmet nga klubi bardhezi mund të mos mbarojnë këtu. Sipas “Corriere dello Sport”, Pirlo dëshiron një asistent trajner me peshë dhe për këtë i ka telefonuar trajnerit të Frosinone, i eliminuar nga Spezia në finalen e “play off”-it të Serie B, rrugës për t’u ngjitur një kat më lart.

Nesta dhe Pirlo ishin shokë skuadre në kombëtare (kampionë bote në Gjermani, më 2006) dhe te Milani, ku fituan dy tituj të Serie A dhe dy Liga Kampionesh (pa harruar disa Kupa Italiane dhe Europiane, si dhe një Botëror Klubesh) gjatë nëntë sezoneve, 2002-2011.

Bashkimi i Nestës me stafin teknik bardhezi do t’i shtonte atij përvojë të mëtejshme (ai trajnoi Miami FC dhe Perugia, para Frosinone), cilësi dhe personalitet. Tani është koha për reflektim t ëish-mbrojtësit të shquar italian. Dikur të dy kuqezinj dhe axurr, si futbollistë, a do t’i shohim Pirlo dhe Nesta përsëri së bashku, në llogoren bardhezi? Vërtet një skenar intrigues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here