Koeman e dëshiron në skuadër: Barcelona transferon yllin e Inter, nuk është Lautaro!

Revolucioni te Barcelona ka filluar dhe Ronald Koeman do ta udhëheq atë.

Strategu holandez ka piketuar së fundmi mbrojtësin e Interit, Stefan de Vrij si përforcimin ideal për përforcimin e mbrojtjes.

Koeman e njeh de Vrij nga Feynordi dhe përfaqësuesja e Holandës, prandaj e dëshiron atë në Camp Nou. 28-vjeçari ka shkëlqyer te Interi sezonet e fundit dhe Koeman e sheh atë si pasuesin ideal të Pique.

Bisedimet mes klubeve pritet të fillojnë ditëve në vijim, ndërsa Inter për ta lënë të lirë de Vrij ka kërkuar 45 milionë euro.

Natyrisht në operacion mund të përfshihen edhe lojtarë të tjerë si Vidal dhe Rakitic.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here