Shkëmbimi më i madh në historinë e futbollit: Messi te PSG, Mbappe te Barcelona!

Lionel Messi është pranë largimit nga Barcelona pas debaklit në Ligën e Kampionëve.

Argjentinasi ia ka bërë me dije Koemanit se më shumë e sheh veten jashtë klubit dhe zërat për largimin e tij sa vijnë e shtohen.

Interesim për argjentinasin kanë shfaqur Manchester City, Inter dhe së fundmi PSG.

Portali i njohur spanjioll DonBalon, ka lëshuar bombën duke raportuar se Bartomeu është i gatshëm ta lërë të lirë Messin këtë verë te PSG, në këmbim të Kylian Mbappe.

Mbappe gjithashtu pritet të largohet nga PSG, mirëpo vitin e ardhshëm. Barcelona përveç Messit do të duhet të paguaj edhe 100 milionë euro për Mbappe.

Në rast se ky operacion realizohet, atëherë do të ishte shkëmbimi më i madh në historinë e futbollit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here