Conte Out, ky është emri i ri që do të zëvëndësojë italianin!

E ardhmja e Antonio Contes tek skuadra e Inter duket se i ka ditët e numëruar pas humbjes në finalen e Europa League kundër skuadrës së Sevillas.

Conte aktualisht paguhet 13,5 milionë euro në sezon dhe një shkarkim i tij do të ishte shumë i kushtueshëm për Interin pasi do të duhej ti paguanin atij pagën edhe për 2 sezone të tjera.

Për këtë arsye në skenë ka dalë edhe emri i Sinisa Mihajlovic i cili është shumë më i lirë sesa edhe i Massimiliano Allegrit që u përmendë ditëve të fundit si zëvëndësuesi potencial për Conten.

Mirëpo këto ditë Mihajlovic është diagnostifikuar pozitiv me COVID-19 dhe gjithçka pritet të sqarohet kur situata shëndetësore e tij të përmirësohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here