Dzeko tek Juve, Roma transferon yllin e Serie A!

Ka shumë raportime të mediave italiane që thonë se Juventus ka zgjedhur Edin Dzekon për sulmin e saj dhe se Roma ka piketuar Arkadiusz Milik si zëvëndësuesin e tij.

Sipas Tuttosport, Dzeko është në listën e dëshirave të Juventusit dhe gjithashtu ai pëlqehet edhe nga Cristiano Ronaldo.

Trajneri Andrea Pirlo dëshiron që një emër i madh të udhëheqë sulmin e Zonjës së Vjetër dhe boshnjaku duket se është ai ideali.

Ai pritet të nënshkruajë një kontratë 2 vjeçare me një pagë prej 5 milionë eurosh në vit.

Sapo që kjo të ndodhë Roma do të hidhet në sulm për Milik dhe pritet ti ofrojë Napolit një shumë prej 50 milionë eurosh për ta përmbyllur me sukses një aksion të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here