Lazio pranë nënshkrimit me Pepe Reina!

Lazio është pranë arritjes së një marrëveshjeje për transferimin e portierit 37 vjeçar të Milanit, Pepe Reina, raporton AS.

Valencia ka qenë shumë e interesuar për shërbimet e tij por mesa duket spanjolli ka zgjedhur ta vazhdojë karrierën në Olimpico.

Reina kaloi gjysmën e këtij sezoni tek Aston Villa ku ndihmoi këtë skuadër për të mos rënë nga Premier League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here