Milan transferon dyshen e Premier League!

AC Milan është shumë pranë finalizimit të dy transferimeve të para të kësaj vere të cilat priten të mbërrijnë nga Londra.

La Gazzetta dello Sport raporton se Milan është shumë pranë arritjes së marrëveshjeve për transferimin e  Serge Aurier dhe Tiemoue Bakayoko.

Mesa duket Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë vendosur që ti ofrojnë Stefano Piolit një mesfushor dhe një mbrojtës të djathtë me shumë përvojë.

Bakayoko pritet që të huazohet me një opsion blerjeje prej 30 milionë eurosh ndërsa Spurs po kërkon 20 milionë euro për shërbimet e Aurier.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here