Capello: Juventus gaboi me Coman njëjtë sikur me Henry!

Fabio Capello i ka drejtuar akuza skuadrës së Juventusit duke e akuzuar se kanë gabuar që e kanë lënë të largohet Kingsley Coman njëjtë sikur çbën me Thierry Henry shumë vite më parë.

Francezi ka qenë pjesë e Juventusit prej vitit 2014-2017 kur në 2015 u huazua tek Bayern Munich dhe pas dy vitesh bavarezët blenë përfundimisht shërbimet e tij.

Coman mbrëmë shënoi golin e fitores kundër Paris Saint Germain që i siguroi gjermanëve titullin e 6 të Champions League.

‘Coman ka qenë një lojtar i ri kur erdhi tek Juve dhe klubi duhej të kishte durim pasi që cilësia dhe talenti nuk i mungonin atij, mesa duket po vazhdojnë ti përsërisin të njejtat gabime sikur se ndodhi edhe me Thierry Henryn i cili u transferua tek Arsenal’- deklaroi Capello.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here