Firpo dhe Alba bëjnë gati valixhet, Barcelona ka gjetur zgjidhjen për krahun e majtë

Junior Firpo dhe Jordi Alba janë lojtarët që pritet të largohen nga Barcelona këtë verë.

Në Camp Nou ka filluar epoka Koeman dhe asnjëri nga këta nuk bëjnë pjesë në planet e holandezit për sezonin e ardhshëm.

Koeman ka gjetur zgjidhjen për krahun e majtë te Ajaxi. Bëhet fjalë për Nicolas Tagliafico, i cili është i lidhur për një kohë të gjatë me një transferim te Barcelona.

Përveç Koeman, është edhe Messi ai që ka kërkuar transferimin e Tagliaficos në Camp Nou dhe Bartomeu është i gatshëm të hidhet në sulm për argjentinasin.

Barcelona dhe Ajaxi kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe Katalansit mund të sigurojnë shërbimet e Tagliaficos për 25 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here