E bujshme: Kështu do të duket Interi i Allegrit!

Tek Inter ka disa zëra që janë të sigurtë që Massimiliano Allegri do të marrë vendin e Antonio Contes.

Në rast se merr drejtimin e Neroazzurëve janë bërë publike edhe strategjitë që do të përdorë italiani

Allegri nuk është një trajner që ka qejf ti ngatërrojë situatat dhe formacioni që pritet të përdorë do të jetë ai 3-5-2 ose 4-3-3.

Mbrojtja- Milan Skriniar dhe Ashley Young priten që të jenë të sakrifikuarit në mbrojtje për dhe Diego Godin dhe talenti Alessandro Bastoni do të kenë mundësi të mëdha për të fituar një vend në formacion së bashku me Stefan De Vrij.

Mesfusha- Allegri në këtë repart preferon të mbajë vetëm 3 futbollistë dhe me një numër të madh mesfushorësh në skuadër shumica prej tyre duket se do të largohen këtë verë.

Dyshja Lautaro-Lukaku do të kenë rolin kryesor në sulm dhe priten që të mbështeten nga Christian Eriksen dhe i rikthyeri Radja Nainggolan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here