E fundit: Pirlo largon dy yjet e Juventusit!

Dora e hekurt e Andrea Pirlo tek Juventusi po ndjehet më shumë se kurrë këto ditë.

Trajneri i Juventusit ka vendosur që ti përfundojë kontratat dy yjeve të skuadrës, Gonzalo Higuain dhe Sami Khedira.

Pirlo po kërkon të ndryshojë rrënjësisht skuadrën e tij duke filluar nga mesfusha ku pas Miralem Pjanic tani duket se është rradha e Khediras që të largohet ku për të interesim ka shfaqur skuadra e West Ham United.

Nga ana tjetër Gonzalo Higuain ishte transferim rekord kur erdhi tek Juventus ndërsa tani futbollisti do të largohet si një lojtar i lirë ku për të do të ketë shumë skuadra të interesuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here